Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në iftarin e shtruar për punonjësit e BIK-ut, tha se toleranca fetare tek shqiptarët është shembull për të gjitha civilizimet, shkruan Telegrafi.
Tërnava tha se duhet parandaluar çdo veprim anti-islam në Kosovë.“Të mos lejojmë ta shfrytëzojnë truallin tonë për të shprehur radikalizëm e që nesër në emër të fesë të bëjnë akt antinjerëzor. Islami është paqja dhe çdo veprim antinjerëzor nuk përkon me këtë religjion”, ka thënë ai.