Vlora Çitaku nuk është më Ministri e Integrimeve Europiane. Ajo është larguar dhe në vend të saj si ushtrues detyre i Ministrit është emëruar Gëzim Kasapolli. Megjithëkëtë, Presidentja Jahjaga ende nuk e ka dekretuar Çitakun si konsulle të Kosovës në New York.
Ndërkohë, sot Kasapolli ka mbajtur edhe një takim me Zëvendës Ministrin e Jashtëm Portugez për Çështje të BE-sëz. Bruno Maçães.
“Në këtë takim bilateral mes z. Kasapolli dhe z. Maçães ,është folur për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, në takim është foluredhepër Marrëdhëniet Kosovë-BE, rrjedhjen e procesit të Negociatave për Stabilizim dhe Asociim, procesin e Liberalizimit të vizave për Kosovën,sidhe për DialogunPrishtinë-Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Kasapollie ka njoftuar z. Bruno Maçães,për progresin e gjithanshëm në Kosovë, për avancimin e proceseve integruese evropiane, si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar.
Zëvendës Ministri i Jashtëm Portugez për Çështjet e BE , vlerësoi progresin në Kosovë, duke konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Portugalisëpër Kosovën.