Qeveritë erdhën dhe shkuan, asnjëherë popullin në një shtet të përbashkët se bashkuan, vetëm populli rreth simbolit dykrenor i bashkon në një ombrellë trojet e popullit shqiptar.
Qeveritë gjerë më tani që dolën nga partitë, në një shtëpi të përbashkët asnjëherë popullit si dhanë dritë. Urojmë të jetë një qeveri kombëtare që i bashkon trojet shqiptare!
Shkruan: Sami ARIFI
-Popujt janë tërësia në çdo vend të botës, ndërsa partitë politike janë pjesë e tërësisë së popujve.
-Partitë politike kurrë nuk janë tërësia e popullit, por, ato mund të jenë pjesë më të mëdha apo më të vogla në pjesëmarrjen e tërësisë së popullit, varësisht nga programet me cilësinë e tyre që legjitimohen përmes votës së lirë, kush më shumë e kush më pak.
-Partitë e legjitimuara përmes votës së popullit që dalin nga zgjedhjet me përqindje më të mëdha janë më afër vullnetit të kërkesës legjitime të tërësisë së popullit.
-Ekstremistë radikal të partive, qofshin ato të djathta apo të majta, janë e keqja e tërësisë popullore.
-Aty ku dolën ekstremet radikale të partive politike në ballë të tërësisë kombëtare, si te partitë radikale ekstreme të djathta apo të majta, p.sh majtizmi ekstrem në BRSS dhe djathtizmi ekstrem nazi-fashizmi në Gjermani, Ilali dhe Japoni shkatërruan tërësinë, jo vetëm në përmasa kombëtare, por, edhe në përmasa ndërkombëtare me pasoja për tërë njerëzimin.
-Shkaktar i ekstremizmit radikal që inicioi luftëra, në Luftën e Parë Botërore dhe në luftërat e fundit që u bënë në ish-Jugosllavi, ishte dhe ende mbetet Serbia, për shkakun se aty mbizotërojnë partitë ekstreme që janë edhe sot pjellë e Millosheviqit.
-Prandaj, aty ku zotëron të menduarit e arsyeshëm logjik, tërësia popullore i thotë jo ekstremizmit.
-Partitë e qendrës së majtë apo të djathtë me vlerat e tyre të mirëfillta konkurruese i sjellin progresivitet tërësisë popullore, si në sovranitet kombëtar, ashtu edhe në zhvillimin ekonomiko-shoqëror. /2LONLINE.com/