(2L ONLINE) – Ditë më parë ankuesi S. N. (1972), Serb-Shtetas i Kosovës, me banim të përhershëm në Gjilan, ka paraqitur në Stacionin Policor një rast të klasifikuar nga policia si “Dëmtim i pasurisë”, por që më vonë, pas hetimeve të bëra, doli të jetë lajmërim i rremë dhe tani ankuesi, në cilësinë e të dyshuarit, do të përballet me drejtësinë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se pas marrjes së rastin njësitet sektoriale të Policisë së Kosovës të Stacionin Policor në Gjilan fillimisht kanë inicuar hetimet, më pastaj njësiti i hetimeve përmes rrugëve operative kanë ardhë deri te informata të qëndrushme për ta ndriquar rastin.
“Fillimisht është kontaktuar ankuesi i rastit, e me pas janë mbledhur informata shtesë, ku nje deshmitare e rastit ka dhënë edhe deklaratë me shkrim. Në bazë të kësaj deklarate por edhe rrethanave dhe fakteve tjera dyshohet se i dyshuari S. N. me një tullë (material ndërtimor), e ka goditur disa here parafangon e vetures së tij, e me pas e ka fotografuar ate ashtu të dëmtuar me një aparat fotografik. Dëshmitarja deklaron se ka qenë fare pran tij në momentin e incidentit”, ka thënë toger Hashani.
Zëdhënësi Hashani ka bërë me dije se Policia ka arrestuar, tani, të dyshuarin S. N. i cilin është intervistuar, në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është ri-klasifikuar nga Vepra penale “Dëmtim ose asgjësim i pasurisë” në Veprën Penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.
‘I dyshuari i lartcekur, është liruar dhe rasti procedohet në procedur të rregullt, ku ndaj tij është ngritur kallëzimi penal, për Veprën Penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’ thotë Hashani.
Sipas tij me rastin po merret prokuroria. /2L ONLINE/