Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, kanë arrestuar të dyshuarin, e nacionalitetit serb, i cili kishte dashur t’i jap ryshfet policëve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull Serb pasi i njëjti në mungesë të dokumentacionit të rregullt të veturës me të cilën po udhëtonte, i kishte ofruar zyrtarit policorë 5 euro ryshfet”, thuhet në raporti e policisë
Bëhet e ditur se i dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.