Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.
Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten për gjatë reliefit malor
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.
Institutit Hidrometeorologjik ka kërkuar që të qytetarët të kenë parasysh këshillat e IKSHP që nga ora 9:00-17:00 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.
“Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 9:00-17:00 të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit”, thuhet në njoftim. /2LONLINE.com/