DYLON

Dy aksidente trafiku me të lënduar

Dy aksidente trafiku me të lënduar
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në Rajonin e Gjilanit, në Pozheran të Vitisë dhe në rrugën Kamenicë-Gjilan, kanë ndodhur dy aksidente trafiku me të lënduar.

Në këto aksidente përveç dëmeve materiale ka pasur edhe të lënduar.

EkoHigjiena

Raporti i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

·         Fsh. Pozheran, Viti 16.06.2021 – 10:50. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndim ndërmjet dy automjeteve me targa vendore dhe me drejtues meshkuj  kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri drejtues i automjetit i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

·         Rr. Kamenicë-Gjilan 16.06.2021 – 18:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndim ndërmjet një veture me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një çiklisti me drejtues viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili pas tretmanit mjekësor në qendrën Emergjente në Gjilan për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK, Prishtinë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.