Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e vdekjes së veteranit të arsimit, Mejdi Fazliu, përmes një telegram ngushëllimi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të gjithë dashamirët e mësuesit Fazliu.
“Përmes këtij telegram ngushëllimi shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta për vdekjen e profesorit vitias, Mejdi Fazliu. Ndonëse ai sot nuk gjendët më në mesin tonë puna dhe përkushtimi i tij për arsimin kanë lënë breza në shumë gjenerata të cilat i ka mësuar në vatrat e dijës. Mësuesit si Mejdi Fazliu, janë shembull të mirë të arsimit kurse vdekja e tyre nuk është vetëm një humbje për familjen por edhe më gjerë. Megjithatë Fazliu nuk u nda nga kjo jetë pa lënë gjurmë të thella në gjeneratat të cilat i ka mësuar”, u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti në telegramin e ngushëllimit të tij.