DYLON

Haziri ngushëllon familjen Zajmi me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Ukshin Zajmi

Haziri ngushëllon familjen Zajmi me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Ukshin Zajmi
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të gazetarisë gjilanase, Ukshin Zajmi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Zajmi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të gazetarisë gjilanase, Ukshin Zajmi.

EkoHigjiena

Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë në fushën e gazetarisë, në Gjilan dhe në Kosovë, pasi kudo që punoi, ishte shembulli më i mirë i një profesionisti dhe i njeriut të ndershëm e të matur.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.