Telegram ngushëllimi i kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e vdekjes së Gjergj Ramajt
E nderuara familje Ramaj!
Në emrin e Komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, Gjergj Ramaj nga Stubëlla e Epërme e Vitisë. Në këto çaste të pikëllimit ne jemi pranë familjes dhe miqve e të ndjerit. Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Gjergj Ramajt!
Sinqerisht
Kryetari i Komunës së Vitisë
Sokol Haliti