Fshati Letincë hynë në sistemin e grumbullimit të mbeturinave

Fshati Letincë hynë në sistemin e grumbullimit të mbeturinave

Tani e tutje në fshatin Letincë të Vitisë, do të ofrohet shërbimi i grumbullimit të mbeturinave. Kjo u bë me dije sot gjatë një takimi që ka zhvilluar Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij, Hasan Aliu me përfaqësues të këtij fshati, por edhe me përfaqësues të Kompanisë së Menaxhimit të Mbeturinave “EcoHigjena” Njësia në Viti.

Në këtë takim kanë marrë pjesë Vilson Ukiç, përfaqësues i Këshillit të fshatit Letinicë, Dom Marjani, Famullitar i Letincës, Haxhi Qerimi, Përfaqësues i “EcoHigjenës” në Viti si dhe Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës.

Me këtë rast Haliti, potencoi se Komuna e Vitisë, është e interesuar të bëjë shtrirje sa më të gjerë të sistemit të grumbullimit të mbeturinave në lokalitetet e kësaj komune dhe të mbajë një mjedis të pastër për të gjithë duke potencuar se kjo është edhe në interes të shëndetit të qytetarëve.

Përndryshe Komuna e Vitisë, më parë ka hartuar edhe dokumentet konkrete për menaxhimin e mbeturinave si Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Planin për menaxhimin e Mbeturinave 2020-2024. /2LONLINE.com/

KOMENTE