Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e vdekjes së Murtez Rexhepit, veprimtarit dhe ish punëtorit të QKMFsë në Viti, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të gjithë dashamirët e të ndjerit.
“Dua të shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta për vdekjen e z. Murtez Rexhepi. Ai me punën e tij të palodhshme në fushën e shëndetësisë që nga vitet e 80-ta në Viti, ka bërë shumë në interes të qytetarëve vitias, ku edhe ka punuar deri në pensionim të tij. Si një njeri shumë solidar e human ai ka ofruar punën e tij profesional të infermierit edhe në shtëpitë e familjeve. Murtez Rexhepin do ta mbajmë në mend si një njeri punëtor dhe atdhetar që ka dashur atdheun dhe që i ka shërbyere bashkëkombëseve të tij edhe në kohët më të vështira, për të cilën ai meriton respekt të lartë ”, u shpreh kryetari Haliti.