DYLON

Të premten për pak orë mbyllet rruga Prishtinë – Gjilan, segmenti nga Albi Mall deri tek udhëkryqi për Pallatin e Drejtësisë

Të premten për pak orë mbyllet rruga Prishtinë – Gjilan, segmenti nga Albi Mall deri tek udhëkryqi për Pallatin e Drejtësisë
Avatar photo Redaksia

“Njoftojmë se nesër me datë 22.05.2020 (e premte), prej orës 8:00 deri në ora 13:00, për shkak të zhvillimit të punimeve (vendosjen e portalit), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në trafikun rrugor, në rrugën nacionale N25.2 Prishtinë – Gjilan, segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.

Gjatë kësaj periudhe kohore 5 pesorëshe, qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas.

EkoHigjiena

“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment, që të respektojnë këtë. Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.