DYLON

Janë bërë 21 ditë që në komunën e Vitisë nuk është shënuar asnjë rast me Covid 19

Janë bërë 21 ditë që në komunën e Vitisë nuk është shënuar asnjë rast me Covid 19
Avatar photo Redaksia

Janë bërë 21 ditë që në komunën e Vitisë nuk është shënuar asnjë rast me Covid 19. Ky stabilitet, vjen si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të IKSHP-së dhe korrektësisë së qytetarëve, që kanë vepruar konform këtyre rekomandimeve, u tha sot në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, dr.Vjollca Kadolli, ka bërë të ditur se nga gjitha testet që janë bërë për gjatë këtyre tri javëve, kanë rezultuar negativ.

Ajo pohoi se rasti i fundit pozitiv në komunën e Vitisë ishte shënuar më 30 prill, ndërkohë që për gjatë kësaj perudhe nuk ka asnjë të dyshuar me Covid 19.

EkoHigjiena

Ndërkohë në takimin e KKMSH-së, komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Afrim Halili, theksoi se gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është e mirë, ndërkaq përmendi kontrollet e vazhdueshme në kafiteritë e qytetit, në mënyrë që të zbatohen masat gjatë punës së tyre.

Ai njoftoi se sot ka filluar edhe tregu i gjelbër, duke pas parasysh ruajtjen e distancës. Kurse kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u shpreh i kënaqur me situatën momentale dhe ka apeluar që të vazhdohet me zbatim të masave mbrojtëse dhe mos grumbullim të qytetarëve e dalje të pa nevojshme, në mënyrë që të tejkalohet edhe kjo fazë pa ndonjë rast me Covid 19.

Ndryshe, komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, po vazhdon me klorifikim të rrugëve dhe trotuareve si dhe dezinfektim të objekteve publike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.