Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan me datën 03.09.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet në rrugën Gjilan-Prishtinë ka ndalur kundërvajtësin Shqiptar Kosovar Sh.R. (1976), i cili me kamionin e tij gjatë vozitjes ka bërë tejkalim të dy automjeteve në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) eurove, dy (2) pikë negative, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në komunikatën e policisë. /2LONLINE/