DYLON

Parashikimi i motit për ditën e diele, 04.09.2022!

Parashikimi i motit për ditën e diele, 04.09.2022!
Avatar photo Redaksia

Sipas institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu, kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Në orët e para të ditës ka mundësi që në viset e ulëta të paraqitet mjegull, si pasojë e radiacionit.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

 Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatares.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.