Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, në tri raste të ndara me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, me theks të veçantë të atyre me fatalitet ndaj tre kundërvajtësve të cilët kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut dhe kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion duke tejkaluar në vijë të plotë ka ndërmarrë veprime në bazë të ligjit për rregullat e trafikut rrugor.
Me këtë rast ndaj tre kundërvajtësve veç e veç ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, shqiptuar nga dy (2) pikë negative dhe ndaj që të tre kundërvajtësve ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/