DYLON

FSK po zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2023

FSK po zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2023
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar realizimin e garës ndërkombëtare të ushtarit më të mirë për vitin 2023, me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të FSK-së, partnerëve ndërkombëtarë dhe shteteve të rajonit.

Sot konkurrentët për garën e ushtarit më të mirë e kaluan në një mot me shi, duke sfiduar veten dhe dhënë më të mirën për të arritur të jenë më të mirët në fundin e garës, ka bërë me dije Forca e Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Garuesit do të sfidohen në disiplinat: test fizik, njohuri të përgjithshme, gjuajtje me armë, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.

Gara tradicionale e “ushtarit më të mirë “është duke u realizuar në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj ku po marrin pjesë gjithsej mbi 50 garues nga : Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Jordania dhe Shqipëria, ka bërë me dije Forca e Sigurisë së Kosovës.. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.