(2L ONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se janë duke pranuar ankesa për atë se disa nga lokalet hotelier në pika të ndryshme në qytet nuk e respektojnë orarin e punës dhe zëri i lartë i muzikës që dëgjohet nga këto lokale edhe në orë të vona të natës është pengesë serioze për banorët që jetojnë përreth. Policia për ti kapur këta “të zhurmshëm ka aksionin e saj të quajtur “Rrjeta’.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se falë punës preventive që janë duke bërë njësitet sektoriale nga stacioni Policor i Gjilanit, ditëve të fundit në vazhdimësi është duke u implementua planin Operativ “Rrjeta”dhe deri më tani ndaj dy lokaleve hotelier janë shqiptua Fletë paraqitje për Gjykatë për tejkalim të nivelit të zërit dhe zhurmës që dëgjohet në orë të vona të natës.
“Bashkë me njësitet sektoriale të policisë, mbrëmë kanë dalë edhe Inspektorët përkatës Komunal, dhe në vazhdimësi do të kërkohet që të respektohet ligji mbi orarin e punës dhe mos të pengohet me zhurmë gjatë orëve të natës. Policia e Kosovës, në vazhdën e zbatimit të Planit Operativë “Rrjeta”, në bashkëpunim të ngushtë me faktorët tjerë relevantë të Komunës së Gjilanit dhe të qyteteve tjera të Rajonit tonë do të jetë shumë e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe krijimit të ambientit të qetë dhe të sigurt për gjithë qytetarët e saj”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/