Institucionet e Kosovës të dalura nga vota e lirë e popullit janë shpresa e vetme për të nxjerrë popullin nga vështirësitë që ka kapluar pandemia vdekjepruese e Covidit 19.
Shkruan: Sami ARIFI
Në këtë kohë kur numri i vdekjeve në Republikën e Kosovës, nga pandemia e pamshirëshme arrinë shifra të mëdha, nga 8 deri 18 në ditë, duhet një përkushtim në këtë drejtim të fushëveprimit kohor më të madh.
-Mendoj se në këtë kohë herojtë, dëshmorët dhe viktimat e luftës që sollën lirinë e këtij vendi janë shumë më të gëzuar për të ndalur renditjen e varreve të reja që po vije nga pandemia vdekjepruese se sa për t’ju thënë atyre lavdi! Meqë lavdia mbi ta është e përjetshme!…
-Sa më parë duhet trokitur në dyert e miqve tanë, posaçërisht të atyre që ofruan ndihmë falas për vaksina për popullin e Kosovës kundër Covidit 19.
-Shtetet që u deklaruan për këtë ndihmë duhet të vizitohen nga institucionet e nalta të Kosovës si nga Presidentja, Kryeparlamentari apo nga Kryeministri.
-Shtetet që përmendën për t’i ofruar këtë ndihmë Kosovës janë: RF e Gjermanisë e cila është fuqi ekonomike në Evropë dhe shteti i Izraelit që pati potencuar, jo vetëm ndihmë për shëndetësi në dhënjen e vaksinave kundër Covidit 19, por, madje edhe ndihmë ushtarake.
-Uroj që sa më parë t’ju trokitet këtyre shteteve në derë me shpresë që të ndalet renditja e varrezave të reja nga Covidi 19. /2LONLINE.com/