Ish ministri Hasani për Vetëvendosjen: Fuqinë politike e keni, mbrojeni tani buxhetin!

Ish ministri Hasani për Vetëvendosjen: Fuqinë politike e keni, mbrojeni tani buxhetin!

Ish-ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani,  përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka bërë me dije rreth një pyetje që deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, i kishte drejtuar atij sa ishte ministër.

Në pyetjen e tij, Zyba kishte kërkuar informacion në lidhje me inspektorët serb në Mitrovicë të Veriut, të cilët paguhen pa punuar fare sipas pasojë e marrëveshjes në Bruksel.

“Desha t’ua kujtoj Vetëvendosjes që ata ende janë në punë. Fuqinë politike e kanë. Le t’i largojnë nga puna dhe mos ta dëmtojnë më shumë buxhetin e Kosovës?!”, ka shkruar Hasani.

Ja postimi I plotë:

Derisa po i shfletoja disa dokumente në shtëpi, rastësisht më zuri syri një letër në të cilën ishte një pyetje parlamentare që më ishte drejtuar nga deputeti Salih Zyba rreth inspektorëve serb në Mitrovicën Veriore.

Si rrjedhojë e një marrëveshjeje në Bruksel rreth 300 zyrtar serb paguhen nga institucionet e Kosovës pa punuar fare. 25 prej tyre në MTI.

Përkundër tentimeve të mia atë kohë, ata ende janë në punë.

Desha t’ua kujtoj Vetëvendosjes që ata ende janë në punë. Fuqinë politike e kanë. Le t’i largojnë nga puna dhe mos ta dëmtojnë më shumë buxhetin e Kosovës. /2LONLINE.com/

KOMENTE