Për herë të parë vjen në Gjilan, vokalisti i bendit amerikan, Bedrock Chris Stephens. Ai ishte oficer në departamentin e policisë Carrollton dhe punoi si zëvendës në zyrën e sherifit të qarkut Coweta.
Stephens ishte një marshall federal ajror.
Stephens ka qenë në Kosovë që nga viti 1999 sepse ka një histori aktive dhe është këtu për një të ardhme të parashikueshme sepse kjo është bërë shtëpia e tij e dytë.
Stephens luan rock jugor dhe blues, madje edhe rock. Në thelb gjithçka përveç rap.
Ai ka luajtur akustike këtu më parë dhe është habitur se sa njerëz i dinin këngët që ai i këndonte.
“Nuk pres asgjë nga publiku në Kosovë përveçse të më lërë të këndoj për ta, sepse kjo është ajo që më pëlqen të bëj me se shumti. Shpresoj të sjell një pjesë të vogël të jetës sime këtu.”- shprehet Stephens.
Përveç kësaj, këtë të shtune pritet të performojë edhe bendi gjilanas “Alfa Band me vokalisten Adeja dhe regjisori gjilanas Genti me Stand Up komedinë e tij që janë të njohur pë publikun shqiptar.
Full Night Culture do të mbahet me 28 maj ditën e shtunë në Caffeebar Tattoo Studio Inkfamily, mbrëmje kjo e cila përfshinë artin dhe kulturën multinacionale.
Inkfamily që gjendet ne Saarbrücken të Gjermanisë, për herë të parë është hapur në Gjilan dhe ka sjellë risi në qytetin tonë duke promovuar artistë të ndryshëm të artit të gjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, nga muzika e deri talentët e rinj dhe profesionistët e artit të tattoo-së nga mbarë bota. /E.B/ 2LONLINE/