Të ruhen monumentet, vetëm në këtë mënyrë e kuptojmë historinë!

Të ruhen monumentet, vetëm në këtë mënyrë e kuptojmë historinë!

Monumentet janë pikë referuese të cilat sqarojnë historinë, sado e hidhur apo e mirë të jetë për vendin tonë. Ato na rikujtojnë atë, andaj, ruajta e tyre tregon vlerën e një populli që shikon përtej viteve.

Është e rëndësishme të mos polarizohet debati. Këtu nuk shtrohet pyetja se a është më meritore përmendorja e Idriz Seferit apo Ushtarit të Panjohur. Këtu kërkohet që dyja skulpturat të kenë vendin meritorë, pa e dëmtuar njëra tjetrën.

Pika e parë, është e paarsyeshme lëvizja e përmendores “Ushtarët e Ramë” 50 metra më lartë. Pse duhet të zhvendosen skulpturat kur ekzistojnë hapësira të mjaftueshme në qytet që mund t’i akomodoj të gjitha. Gjatë këtij muaji, skulptura “Ushtëtarëve të ramë” me rëndësi të veçantë artistike është trajtuar në mënyrë banale, duke ju ndryshuar lokacioni.

Aq më shumë, kur vendime të tilla ndërmerren pa organizim të debateve publike ku duhet të kërkohet sugjerimi qytetarë. Skulptura “Ushtarëve të Ramë” ka krijuar identitet në vendin ku ka qenë për një kohë të gjatë, dhe si e tillë nuk duhet të ndryshohet. Por mbi të gjitha, qëndrimi i saj në atë pikë është mënyrë referuese e historisë së saj që ne nuk do të duhej ta ndryshojmë. Duhet ta ruajmë qëndresën e saj ndër vite, dhe ta ndajmë me të tjerët çfarëdo që të jetë historia e saj.

Pika e dytë, skulptura e respektuar e Idriz Seferit duhet të marrë një vend meritor. Është veprim i pahijshëm që skulptura e Idriz Seferit duhet të zëvendësoj një të mëhershme, duke ditur që qyteti jonë ka hapësira të ndryshme të cilat do t’i ofronin një vend meritor. Kjo skulpturë do të duhet të krijonte një ndjesi të re në një hapësirë të re, e jo të jetë zëvendësuese e asaj të mëhershmes.

Debati i organizuar reflekton qytetari aktive me sugjerime konkrete të cilat do të duhej të konsiderohen nga Komuna e Gjilanit. Në një vend demokratik, qytetarët sugjerojnë dhe institucionet konsiderojnë kërkesat e tyre, sikurse peticioni online organizuar për mos-lëvizjen e shtatores që deri më tani mori 370 nënshkrime.

Kërkesa qytetare është e qartë dhe e thjeshtë: Të mos ndryshohet lokacioni, sepse përmendorja ka kuptim vetëm në vendin ku ka qenë. Historia e reflektuar në skulpturë duhet të ruhet, pa marrë parasysh a ngjallë emocione pozitive apo negative tek masa. Punimet si skulptura “Ushtarëve të Ramë” na ofrojnë mundësinë t’I referohemi ngjarjeve historike. Është e rëndësishme të kuptohet, që ne e respektojmë dhe i gëzohemi vendimit për sjelljen e skulpturës së Idriz Seferit, andaj sugjerojmë që kësaj skulpture t’i gjendet një vend meritorë, e jo të jetë zëvendësuese e skulpturës së vjetër.

Sinqerisht,
Iniciativa Kartoni i Kuq & Varg e Vi

Më shumë për organizatorët:
Varg e Vi web.facebook.com/Varg-e-vi-Center-for-contemporary-art-300305276680179/
Kartoni I Kuq – web.facebook.com/KartoniGjilan/

KOMENTE