DYLON

Presidenti Meta – zv. kryeministrit Gashi: Demarkacioni të mbyllet!

Presidenti Meta – zv. kryeministrit Gashi: Demarkacioni të mbyllet!
Avatar photo Redaksia

Demarkacioni të kalohet sa më parë ka porositë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi.

“Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, të mbyllet. Republika e Kosovës nuk ka kohë të humbë më tepër. Politikanët kosovarë duhet të shohin larg dhe të mos lënë proceset të pambaruara. Nuk do të lodhem së përsërituri këtë – ka thënë Presidenti Ilir Meta.

Nga ana tjetër, Presidenti Meta ka përsëritë mbështetjen e shtetit shqiptar në proceset e reja progresive rreth Diasporës.

EkoHigjiena

“Pothuajse gjysmën e popullit e kemi jashtë vendit dhe besoj, ka ardh koha që kujdesi i dy shteteve tona ndaj shqiptarëve që jetojnë në diasporë të marrë forma konkrete” – ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri Dardan Gashi.

Gjatë vizitës dy ditore të Ministrit Gashi në Shqipëri dhe takimet me homologët nga shteti shqiptar për bashkërendimin e aktiviteteve dhe strategjive për Diasporën, Presidenti Meta ka uruar dhe përgëzuar zv. Kryeministrin Gashi për detyrat e reja qeveritare.

Në takimin e dy qeverive asaj shqiptare dhe kosovare më 27 nëntor, janë planifikuar dhe nënshkrimi i tri marrëveshjeve të dy ministrive të Diasporës të të dyja vendeve.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.