Dita Botërore e Rinisë është shënuar sot nga Qendra Rinore dhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal e Vitisë përmes një aktiviteti ku 20 të rijnë kanë zhvilluar gara të ndryshme në një pishinë të Vitisë.
Ky aktivitet është mbështetur edhe nga Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Me këtë rast drejtori i kësaj drejtorie, Milot Lala ju ka uruar të rinjve këtë ditë duke potencuar se rinia është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi.