DYLON

PDK: Qytetarët e Gjilanit nuk i kanë pasur kaq shumë borxh një kryetari dembel dhe të papërgjegjshëm

PDK: Qytetarët e Gjilanit nuk i kanë pasur kaq shumë borxh një kryetari dembel dhe të papërgjegjshëm
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është e vetmja forcë politike që Gjilanin do ta kthejë në rrugën e duhur të zhvillimit, rendit dhe ligjit.

Mobilizimi i strukturave të PDK-së, do të ndryshojë qeverisjen në komunë dhe do ta nxjerr Gjilanin nga depresioni i thellë ekonomik, nga bërlloku që e ka mbuluar çdo lagje, fshat e vendbanim. Qytetarët e Gjilanit nuk i kanë pasur kaq shumë borxh një kryetari dembel dhe të papërgjegjshëm.

Kështu thuhet në komunikatën e PDK-së, lëshuar nga Ilir Tahiri, Zyra për Informim, sipas të cilës komunikatë, PDK, është e angazhuar seriozisht dhe maksimalisht që në zgjedhjet komunale, të garojë me kandidatë të dëshmuar dhe kuadro profesionale, të cilët e kanë dijen, përvojën dhe guximin për të bërë punë të mëdha dhe të rëndësishme në interes të qytetarëve.

EkoHigjiena

“Programi i qeverisjes katërvjeçare dhe kandidati për kryetar të komunës nga PDK, do të jenë shpresa e vetme dhe besimi për qytetarët që e duan të mirën për Gjilanin”, thuhet tutje në komunikatën në fjalë.

“Interesimi i qytetarëve të cilët e duan ri-kthimin e qeverisjes së PDK-së në Gjilan është i lartë, ata e kanë pranuar se në zgjedhjet e kaluara komunale, gabimisht i kanë besuar një kryetari i cili çdo herë ka bërë lojëra politike për përfitime dhe interesa personale dhe të një klani i cili e rrënoi zhvillimin e komunës dhe perspektivën e qytetarëve të Gjilanit”, thuhet në fund të komunikatës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.