Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL) në Gjilan, duke parë gjendjen alarmante të mungesës së ujit në Komunën e Gjilanit dhe me qëllim të mobilizimit dhe sensibilizimit të qytetarëve, në vazhdën e aktiviteteve të saj ka paraparë një aksion për të bërë thirrje për ruajtën e ujit si dhe mënyrën e përdorimit në forma efiçiente, çka natyrisht se i kontribuon situatës në të cilën ndodhemi, dhe jo vetëm tani!
Jehone Muja, sekretare e KVRL-së në Gjilan, ka thënë se ky aktivitet do të realizohet me anë të punimeve artistike të Vullnetarëve Rinor, përmes Video-mesazheve e aktivitete tjera që mund të ndikojnë direkt te qytetarët e gjitha grupmoshave.
“Aktiviteti do të mbahet me datën 9 Korrik në ora 17:30 te Teatri i Qytetit. Ftojmë gjithë qytetarët që të na bashkëngjiten në këtë aktivitet dhe përmes punimeve të tyre dhe pjesëmarrjes në aktivitet të i japim jehonë këtij aktiviteti”, ka thënë Jehone Muja, sekretare e KVRL-së.