DYLON

Lutfi Haziri vendos në zyrën e tij fotografitë e katër delegatëve të 2 Korrikut

Lutfi Haziri vendos në zyrën e tij fotografitë e katër delegatëve të 2 Korrikut
Avatar photo Redaksia

Në shenjë nderimi për katër delegatët nga Gjilani të cilët janë nënshkrues të deklaratës së 2 Korrikut 1990, Zijadin Salihu (Xiki), Isuf Konjufca, Skender Aliu dhe Isa Shefkiu, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vendosur fotografitë e tyre në zyrën e tij.

Haziri ka thënë me këtë rast delegatët e Kuvendit të Kosovës duhet t’i nderojmë e falënderojmë për aktin më madhor që bënë në kushte okupimi.

“2 Korriku i vitit 1990 është gurthemel, mbi bazat e së cilës u ndërtua pavarësia e Kosovës. Prandaj, në shenjë nderimi për këtë akt, e nderuam Zijadin Salihu (Xiki), Isuf Konjufca, Skender Aliu dhe Isa Shefkiu. Respekt për heronjtë e 2 korrikut”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.