/2L ONLINE/ – Një grup të rinjsh me pankarta në duar janë mbledhur këtë të premte para teatrit të Qytetit, për tu solidarizuar me fëmijët dhe banorët e Aleppo-s, për t’u lutur për ta dhe për të kërkuar që bota t’i hapë sytë dhe ta ndalojë çnjerëzoren që po ndodh aty, ku po masakrohen edhe fëmijët.
Ky aktivitet simbolik në përkrahje të fëmijëve të Aleppos, është bërë nga të rinjtë e Nisma për Kosovën, dega në Gjilan. E kryetari i të rinjve të Nismës, Kenan Ahmeti i ka thënë Portalit 2L ONLINE, se të rinjtë Nisma-s në Gjilan organizuan këtë aktivitet për nderë të popullit të Aleppos në Siri dhe për të kërkuar që të ndalet tmerri atje, ku po vriten edhe fëmijët.
“Edhe ne si shumë qytetarë të botes deshëm që të solidarizohemi me fëmijët dhe banorët e Aleppos. Sinqerisht kjo qe po ndodh në Aleppo është jonjerëzore dhe është për të ardhur keq për gjithë ato jetë të humbura deri më tani dhe sidomos është trishtim kur sheh ata fëmijë të masakruar dhe shumë të tjerë të plagosur, duke e ditur që në çdo lloj lufte më së paku fajtorë janë fëmijët. Shpresojmë që bota t’i hapë sytë dhe ta ndalojë atë gjenocid në Aleppo”, ka thënë Ahmeti. /2L ONLINE/
2L ONLINE/ – Një grup të rinjsh me pankarta në duar janë mbledhur këtë të premte para teatrit të Qytetit, për tu solidarizuar me fëmijët dhe banorët e Aleppo-s, për t’u lutur për ta dhe për të kërkuar që bota t’i hapë sytë dhe ta ndalojë çnjerëzoren që po ndodh aty, ku po masakrohen edhe fëmijët.