DYLON

Haziri priti në takim një delegacion të Asociacionit Hotelier të Ballkanit (BAHA)

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim miqësor një delegacion të Asociacionit Hotelier të Ballkanit (BAHA), në të cilën janë të anëtarësuara Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria dhe Serbia, të kryesuar nga Blagoje Ragin.

Kryetari Haziri i ka uruar mirëseardhje përfaqësuesve të këtij Asociacioni, të cilët për herë të dytë po e vizitojnë Gjilanin, duke vënë në theks suksesin e Shoqatës Hoteliere Turistike dhe Agjencioneve të Kosovës (TAK).

EkoHigjiena

Nga ana e tij, kryetari i Asociacionit Hotelier të Ballkanit (BAHA), ka falënderuar kryetarin Haziri për mikpritjen dhe bashkëpunimin dhe përkrahjen e ofruar për veprimtaritë hoteliere.
Në këtë takim ka folur edhe Naser Shabani, pronar i resotrant “Bujana” në Gjilan, duke theksuar se synim i Shoqatës Hoteliere Turistike dhe Agjencioneve të Kosovës (TAK) është që të sillen sa më shumë turistë nga vendet e ndryshme, duke realizuar aktivitetet të ndryshme rekreative.

Përndryshe, Shoqata Ballkanike e Hoteleve (BAHA), në vitin e kaluar e ka nderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, me çmimin “Simboli Mbrojtës”, për përkrahjen e dhënë veprimtarive hoteliere dhe restoranteve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.