Një delegacion i të rinjve nga Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës, (KYATA) po merr pjesë në kampin regjional Euro-Atlantik që po mbahet në Zhablak të Malit të Zi, me pjesëmarrës nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Rumania, Bullgaria etj, bënët ditur Sinan Sabedini.
Sipas tij, në këtë organizim po shtjellohen tema të rëndësishme,me theks të veçantë Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Ky kamp organizohet nga Alfa Centar-Mali i Zi, me mbështetje të fuqishme nga Ambasada Amerikane në Podgoricë, NATO, qeveria e Malit të Zi dhe partnerë e organizma të tjerë.