(2LONLINE) – Përfaqësues të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) të Gjilanit kanë vizituar Këshillin e Bashkësinë Islame në Gjilan ku janë prit nga kreu i këtij Këshilli Sylejman Osmani,
Valdrin Halimi, kryetai i KVLR-së, ka njoftuar kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame, mbi procesin zgjedhor në këtë organizëm dhe aktivitetet që kanë në plan për këtë vit dhe inkurajoi që edhe të rinjët e BIK-ut të japin idet dhe projektet e tyre për realizim në të mirë të të rinjëve të qytetit
“Në këtë mënyrë kontribuojmë që të rinjët të i largojmë nga kafenet dhe të i mbajmë në aktivitet” theksoi Halimi.
Kryetari i KBI-së në Gjilan, Sylejman Osmani ofroi përkrahje për të rinjët e qytetit dhe përgëzoi ata për vizitën që bënë BIK-ut,
“Jemi të nderuar për vizitën që na e bëtë, shpresoj që të jemi në kontakt më të shpeshtë në mënyrë që dhe në me këshillat dhe sygjerimet tona të ju ndihmojmë në rrugën e mirë që keni nisë, Të rinjët janë e ardhmja e shoqërisë andaj është obligim i secilit nga ne që të ju ndihmojmë duke ju orfruar mundësi” shtoi Osmani.
Në fund të dyja palët u dakorduan për të krijuar një bashkëpunim të qëndrueshëm, ka thënë Halimi. /2lonline/