/2L ONLINE/ – Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re, Dega në Gjilan, zhvilloi sot një aktivitet ditor “Bike Tour to Stanishor”. “Në këtë aktivitet u vërejt një interesim i madh i të rinjve gjilanas për të na u bashkangjitur edhe pse sfida ishte mjaft e vështirë duke marrë parasysh terrenin ku e gjithë rruga drejt Stanishorit është vetëm përpjetëze”, ka bërë të ditur përfaqësuesi i AKR-së Sytrim Syla, kryetar i Nëndegës “Dardania 2” dhe koordinator për Rini, për Regjionin e Anamoravës.
Por, sipas tij, pas çdo sfide vjen dhe shpërblimi, ku me këtë aktivitet shpresohet të rritet vetëdijesimi për terrenin piktoresk që e ka Komuna e Gjilanit. “Me të vërtet ia kaluam shumë mirë së bashku. Ejani dhe bashkëngjituni me ne edhe në aktivitetet e radhës”, ka ftuar Syla, të rinjtë gjilanas por edhe të tjerë. /2L ONLINE/