Këtë të premte, më 24 nëntor 2017, duke filluar nga ora 16:00, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) e Gjilanit, shënon njëvjetorin e themelimit të Muzeut të Qytetit.
Stafi drejtues i kësaj Qendre ka vendosur që këtë akt solemn ta shënojë bashkërisht me dhuruesit e eksponateve të Muzeut, të cilët realisht ishin dhe mbeten ndër kontribuuesit më të mëdhenj në themelimin e këtij institucioni.
Aktualisht për muzeun edhe një vit pas themelimit, vazhdon të përkujdeset QRTK-ja, meqë ende mungon stafi i Muzeut.