Eco-Higjiena i dorëzon borxhet te përmbaruesit privat

Eco-Higjiena i dorëzon borxhet te përmbaruesit privat

‘Pjesa dërmuese nga 18.000 klientët tanë aktiv i kanë rregulluar borxhet e tyre të vjetra dhe paguajnë rregullisht tarifat e caktuara. Ndërsa, 3.000 amvisëri përkundër ligjit për faljen e borxheve, nuk i kanë rregulluar borxhet e tyre të vjetra të tarifave të mbeturinave”, ka thënë Senad Ramaj, drejtor ekzekutiv i Kompanisë Eco-Higjiena.

Sipas tij, këtu nuk kemi të bëjmë me veteranët, invalidët apo rastet sociale, që edhe ashtu janë të liruar nga tarifat e shërbimit por, për familjet të cilat kanë të ardhura, automjete dhe patundëshmëri.

Ramaj e konsideron këtë gjë të padrejtë kundruall qytetarëve të cilët rregullisht paguajnë për higjienë dhe pastërti të mirëmbajtur në Komunën e Gjilanit.

Prandaj, siç bënë të ditur ai, janë dorëzuan 400 klientë të parë tek përmbaruesit privat dhe do të pasojnë rregullisht çdo javë klientë të ri të tjerë.

“Me këtë rast shkaktohen shpenzime tjera shtesë në lartësi prej 75 € e më shumë si dhe telashe të tjera për ata klientë të prekur por, meqë këta klientë injoruan të gjitha ofertat dhe mundësitë ligjore, nuk patëm zgjidhje tjetër”, thotë Senad Ramaj.

Sipas tij, të gjithë klientët të cilët kanë marr njoftimin përmbarimor nga përmbaruesi kanë mundësi që borxhet e veta t’i rregullojnë tani e tutje vetëm me përmbaruesin privat.

“Të gjithë ata të cilët nuk kanë pranuar akoma paralajmërime përmbarimore do të ishte më mirë sot sesa nesër të rregullojnë çështjen e borxheve me Eco-Higjiena, në mënyrë që t’i shmangen shpenzimeve tjera shtesë dhe bllokimit të xhirollogarive apo të pasurive të tjera”, ka thënë Senad Ramaj, drejtor ekzekutiv i Kompanisë Eco-Higjiena.

KOMENTE