Më 07 shkurt 2020 (e premte) nga ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal lansohet Platforma më e re digjitale.
Platforma Digjitale është një ueb faqe që do t’ju mundësojë qytetarëve të Kamenicës të adresojnë problemet, kërkesat, ankesat apo idetë e tyre duke iu ofruar komunikim të drejtpërdrejtë me zyrtarët komunalë.
Ndërsa problemet, idetë ose çështjet e ngritura nga qytetarët do të mund të votohen nga komuniteti dhe nga votat e tyre komuna do të kuptojë se cilat janë prioritete e atij lokaliteti.
Kjo platformë digjitale për qytetarët e Kamenicës do të jetë në dispozicion në tri gjuhë (Gjuhën shqipe, serbe dhe gjuhën angleze)