DYLON

Kompani nga Kosova promovojnë produktet në Panairin “Fruit Logistica” në Berlin

Kompani nga Kosova promovojnë produktet në Panairin “Fruit Logistica” në Berlin
Avatar photo Redaksia

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e gjashtë kompanive kosovare në panairin ndërkombëtar “Fruit Logistica”, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Kompanitë prodhuese nga Kosova: “Besiana – G” sh.p.k, “Agmia Fruits” sh.p.k, “Hit-Flores” sh.p.k, “Santefruit” sh.p.k, “Iron Consulting” sh.p.k dhe “Boost Berries” sh.p.k, po promovojnë produktet e tyre nga pemët dhe perimet: molla, mjedra, dredhza, manaferra, këpurdha, qipsa të mollës, kaqa, fruta mali etj.

Ky panair është mundësi e mirë që kompanitë kosovare të promovojnë produktet e tyre si dhe të krijojnë bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse dhe blerës potencial. Vizitorë të shumtë po shprehin interesim për produktet kosovare.

EkoHigjiena

Panairi ndërkombëtar “Fruit Logistica” njihet si panairi më i rëndësishme i industrisë së pemëve dhe perimeve, në të cilit po marrin pjesë mbi 3300 ekspozues, nga 93 shtete pjesëmarrëse, i cili vizitohet nga tregtarë të 135 vendeve nga mbarë bota.

MTI/KIESA për kompanitë prodhuese vendore ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 100 m2, që gjendet në: hall B, booth nr. C-04.

Panairi është i hapur nga data 05 deri 07 shkurt 2020.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.