DYLON

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e bulevardit të qytetit

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e bulevardit të qytetit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me udhëheqësin e zyrës së Prokurimit, Urim Thaqi ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e bulevardit në Kamenicë me grupin e operatorëve ekonomik Globi – M.I. SH.P.K.; ARBOR GROUP, përfaqësuar nga Imran Haziri –përfaqësues i autorizuar.

Projekti për ndërtimin e bulevardit është projekt dyvjeçar dhe është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

I pari i Komunës pas nënshkrimit të kontratës ka thënë se ky projekt do t’i rikthej gjallërinë Kamenicës.

EkoHigjiena

“Me fillimin e implementimit të këtij projekti po rikthejmë gjallërinë në Kamenicë, duke krijuar hapësira të këndshme për qytetarët tanë”, tha ai.

Kastrati po ashtu premtoi se do të angazhohet maksimalisht për përmbushjen e zotimeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.