Dikur ishin pjesë e Lëvizjes “Vatra”, tani asnjëri nuk i takon më kësaj Lëvizjeje, të pakënaqur me zhvillime në “Vatër’, ata janë larguar dhe synojnë krijimin e një Iniciative te re që, siç thonë ata, me të vërtetë do t’i mbrojnë interesat e qytetarëve të Luginës së Preshevës.
Për këtë qëllim Grupi Iniciues për themelimin e një iniciative në përbërje nga: Gani Krasniqi,Ismet Hyseni, Sejdulla Kadriu (anëtar i kuvendit komunal të Gjilanit dhe ish kryetar i Lëvizjes Vatra”), Ibrahim Ibrahimi, Ismet Tafili, Basri Daku, Enver Haziri, Milaim Avdili e Xhemal Ramushi, biseduan për mundësinë dhe modalitetin e një iniciative duke i hedhur hapat e parë në këtë drejtim me këtë takim iniciues.
Gani Krasniqi i ka thënë Portalit 2LONLINE, se kjo iniciativë është mirëpritur dhe se pritet tani vetëm të kontaktohen edhe të interesuar të tjerë për një mundësi të tillë dhe se i mbetet pastaj këtij grupi përgatitja dhe organizimi i një takimi gjithëpërfshirës apo kuvendi, nga ku do të kristalizohen të gjitha gjërat për të themeluar dhe bërë funksionale një iniciativë që në fokus do të ketë interesin e qytetareve të Luginës.
“Është domosdoshmëri një organizim i ri që do t’i mbrojë dhe përfaqësojë interesat e atyre qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.
Ai bëri të ditur se pikërisht në këtë takim u vendos që ai të jetë udhëheqës i këtij grupi që bashkë edhe me të tjerë si me Basri Dakun e Ismet Hyseni, por edhe me të tjerë, do të përgatisnin rrugën drejt një një takimi gjithëpërfshirës apo kuvendi, nga do të dilnin pastaj organet legjitime që do ta drejtonin një iniciativë të tillë.