(2L ONLINE) – Jemi ka shkojmë kah përfundimi i Muajit të Ramazanit dhe drejt Festës së Bajramit, me këtë rast Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Kamenicë, ka kërkuar nga të gjithë njerëzit vullnetmirë të cilët kanë mundësi të ndihmojnë në emër të humanizimit dhe solidaritetit ta bëjnë këtë në mënyrë që kjo organizatë pastaj të ndihmojë familje me kushte të rënda ekonomike për festën e Bajramit.
Sekretari i Kryqit të Kuq në Kamenicë, Rexhep Morina ka thënë se këto familje, të vetmen shpresë për ndihmë e kanë Kryqin e Kuq dhe donatorët e tij, andaj kërkon nga qytetarët mirëkuptim që të përkrahin në ketë muaj të shenjtë të Ramazanit këtë organizëm që kjo pastaj t’i ndihmojë nevojtarët.
“Njëherësh i ftojmë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këto familje që të paktën për festen Fiter Bajramit të mbushin sofrën e tyre dhe ta gëzojnë edhe ata këtë festë. Mundësitë për të ndihmuar janë të shumta dhe atë me gjëra ushqimore: Miell, Vaj, Krip, Sheqer, Oriz, Makarona, Fasule, Drithëra, Patate, etj… ) Mjete higjienike: (Sapun,detergjente, Shampon) Mjete financiare….”, ka thënë Morina.
Ai ka bërë të ditur se ndihmat e tyre vullnetmirët mund t’i sjellin në lokalet e Kryqit të Kuq në Kamenicë. /2L ONLINE/