Këtë të mërkurë nisin ndeshjet e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll. Në xhiron e parë derbi do të jetë në Suharekë, ku do të takohen Ballkani dhe Drita, transmeton 2LONLINE.com.
Kjo ndeshje paraqet një përballje të vërtetë, duke e ditur formën e të dyja skuadrave të kreut të tabelës në Superligë.
Ballkani është i pari me 34 pikë, ndërsa Drita e dyta me 31 dhe të dyja klubet kanë objektiv njërin nga trofetë, titullin kampion apo Kupën e Kosovës.
Ndeshja zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Suharekë nga ora 12:30 dhe skuadra që humb eliminohet.