Të mërkurën me 10.05.2017 në Universitetin “Kadri Zeka” do të qëndrojë për një vizitë një ekip nga James Madison University nga SHBA.
Ata fillimisht do të takohen me menaxhmentin e Universitetit të prirë nga rektori Bajram Kosumi, për te vazhduar me pas takimin me stafin e rregullt akademik dhe studentët.
Gjate vizitës të pranishëm do të jenë edhe drejtues të Universitetit të Ferizajit.
Kjo vizitë ka për qellim shkëmbimin e informacionit midis JMU dhe Universitetit “Kadri Zeka” për të identifikuar interesat dhe mundësitë e përbashkëta për bashkëpunim.
Takimi me rektorët dhe menaxhmentin e Universitetit “Kadri Zeka” dhe atë të Ferizajit do të mbahet në zyrën e rektorit nga ora 09:00, kurse takimi me stafin e rregullt akademik do të mbahet në ora 09:15 në sallën A34.