Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm, duke lënë dhjetra të vdekur dhe qindra të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Nga kjo ngjarje tragjike të popullit shqiptar, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, e ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie në Kosovë.
Për nesër, pra të mërkurën ishin paraparë të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa ato janë shtyrë për të enjten.
Një nga këto ndeshje është ajo mes Ballkanit dhe Dritës, për cka skuadra gjilanase ka njoftuar edhe zyrtarisht në Facebook.