Tifo grupi gjilanas ka dhënë një mesazh fantastik pas duelit të së dieles, mes Gjilanit dhe Drites i cili përfundoi me rezultatin më të padëshiruar 0-0. E ky gjest është bërë mjaft viral nëpër mediat vendore kosovare dhe të Shqipërisë, duke u vlerësuar si veprim shembull.
Mbetjet nga koreografia e tyre dhe gjësendet e hedhura gjatë ndeshjes u pastruan në fundin e ndeshjes nga një grup i organizuar tifozësh te “Skifterave”.
“Skifterat” në këtë rast kanë dhënë leksione kulture, jo vetëm për kundërshtarët e tyre, por për të gjithë futbollin shqiptar në tërësi.