DYLON

Haziri: Gjilani është e vetmja komunë me shkollim në gjuhën rome dhe me çerdhen për fëmijët e tyre

Haziri: Gjilani është e vetmja komunë me shkollim në gjuhën rome dhe me çerdhen për fëmijët e tyre
Avatar photo Redaksia

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka uruar ata, duke theksuar se Gjilani është e vetmja Komunë me shkollim në gjuhën rome dhe me çerdhen për fëmijët e tyre.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, u uroj të gjitha të mirat këtij komuniteti dhe rikonfirmoj mbështetjen për të drejtat e tyre. Gjilani është e vetmja Komunë me shkollim në gjuhën rome dhe me çerdhen për fëmijët e tyre dhe për këtë ndihem krenar. Me këtë rast dua ta përmendi dhe ta komplimentojë për angazhimin e saj në avancimin e të drejtave të grave, heroinën Shpresa Agushi, e cila këtë po e bën përmes Rrjetit të OJQ-ve të grave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas të Kosovës (RrOGRAEK).”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti rom në të gjithë botën.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.