Pas shumë trajnerëve dhe analistëve, që kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me fituesin e mundshëm të “Topit të Artë” për vitin 2019, tani për këtë janë pyetur edhe fansat në mbarë botën.
Në anketën e MARCA-s, ku kanë votuar deri më tani mijëra tifozë, 97% mendojnë se Leo do ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit, kurse vetëm 3% mendojnë se 10-shi i Barcelona s’mund ta fitojë.
Leo po shijon një tjetër sezon mbresëlënës me Barcelonën.
Ai shkëlqeu ditë më parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, duke shënuar 2 gola, për të shkuar në kuotën e 600 finalizimeve në karrierë me fanellën e katalunasve.
Këtë edicion, ai është golashënuesi më i mirë në La Liga, në Champions League dhe gjithashtu në Evropë.
Në total, Messi ka shënuar 48 gola në 46 paraqitja – 2 gola më shumë se ndeshje dhe ka dhuruar edhe 22 asistime.