Në vitin shkollor 2018/19, i cili fillon të hënën, me 3 shtator, maturantët e Komunës së Gjilanit mësimin do ta zhvillojnë paradite.
“Të gjithë maturantët e shkollave të mesme të Komunës së Gjilanit, procesin edukativo-arsimor do ta zhvillojnë në ndërrimin e paradites”, ka thënë drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, Nazim Gagica.