(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani dhe drejtori i shërbimeve publike Faton Jakupi nga afër u njoftuan me problemin e kanalizimit në sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë.
Kryetari kërkoi nga kompania Hidromorava që në një afat sa më të shkurtë të riparoj dëmet e shkaktuara nga reshjet e fundit në komunën e kamenicsë dhe të zgjidhet ky problem disa ditor që ka vështirsuar qarkullmin e automjeteve dhe qytetarëve./2L ONLINE/