DYLON

Daviet: Franca do ta mbështes Kosovën drejt integrimeve

Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti sot në takim njoftues ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet. Ministri Hoti gjatë takimit e falënderoi ambasadoren Maryse Daviet për kontributin e Francës si dhe për bashkëpunimin e saj të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti me Ministrinë e Financave dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim ndërmjet dy shteteve do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit Ministri Hoti e njoftoi ambasadoren Maryse Daviet për gjendjen financiare të vendit, përkushtimin e Qeverisë për ndryshimin e ligjeve të cilat do të krijojnë kushte më të mira për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë si dhe për përkushtimin e Ministrisë së Financave në luftimin e ekonomisë joformale.

EkoHigjiena

Ndërsa, ambasadorja franceze, Maryse Daviet, uroi Ministrin Hoti për pozitën e re dhe njëherit shprehi gatishmërinë e shtetit të saj për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejtë integrimit evropian, në zhvillimin ekonomik dhe financiar dhe politik ndërmjet dy vendeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.