Këshilli i biznesit ka mbledhur biznese të të gjitha përmasave dhe sektorëve nga rajoni i Gjilanit, duke përfshirë komunën e Gjilanit, Vitisë, Kamenicës dhe Novobërdës me më shumë se 1000 anëtarë të biznesit.
Themelimi i GRBC-së do të bëhet më 5 maj 2022 nga ora 10:00 në Restorant Bujana në Gjilan.
Përveç të ftuarve nga ana e bizneseve, më tepër se 1000, prezent në këtë mbledhje kanë konfirmuar përfaqësues të shumët të misioneve diplomatike në Kosovë, përfaqësues të komunave përkatëse si dhe pjesëmarrja virtuale e Euro Deputetit Austriak, Z. Lukas Mandl, i cili do ti adresohet këtij evenimenti të rëndësishëm.